Transmetuar më 20-08-2021, 07:51

Zjarr i madh gjatë natës në Himarë.

Është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i cili ka publikuar pamjet në rrjetet sociale.

Zjarri ka rënë në Qafën e Vishës, në hyrje të qytetit të Himarës. Ndërkohë, duket se flakët kanë marrë përmasa të mëdha.

“Himara e pushtuar nga flakët vetëm pak minuta më pare! Në zbritje nga qafa Vishës drejt Himarës!!” shkruan Vasili.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd