Transmetuar më 19-08-2021, 21:50

Hakmarrje primitive e një fermeri në Dibër.

Kapi ariun në arën me misër me çark pastaj i fut edhe një plumb në kokë.

Nuk ka ku shkon më keq. Ngjarja e tmerrshme është shënuar dy ditë më parë në fshatin Gjuras të Dibrës.

Një person ka qëlluar me çifte në kokë një ari, i cili sipas tij ishte futur të hante misrat.

Fllimisht, ariu i vogël ka rënë në lak dhe më pas është qëlluar. Momenti kur goditet është filmuar nga një qytetar tjetër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd