Transmetuar më 19-08-2021, 15:42

“Lidhjet janë si xhami. Ndonjëherë është më mirë ta lësh të thyer, se sa të lëndosh veten duke u munduar ta rregullosh”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Andi. Së fundmi edhe Andi ka reaguar për ndarjen nga ish-konkurrentja e “Përputhen”. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka bërë të ditur se marrëdhënia e tyre është prishur dhe ka vendosur të largohet për të mos u lënduar.

Postimet e vetme që ata kanë vendosur të mos heqin nga profili i tyre janë bashkëpunimet që kanë më biznese të ndryshme të cilat nuk mund të fshihen pa kaluar një periudhë e caktuar kohe në bazë të kontratës që ata kanë firmosur. Por ngelet për tu parë nëse vërtet Melisa dhe Andi kanë vendosur ti japin vërtet fund lidhjes së tyre për shkak se janë shfaqur mjaft të dashuruar në sytë e publikut.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd