
Mbetjet trupore të Zaki Anwari u tha se ishin gjetur në bordin e aeroplanit transportues C-17 të Forcave Ajrore të SHBA. Ky ishte avioni i parë që u ngrit nga aeroporti i Kabulit për të evakuar qindra refugjatë afganë, bashkëpunëtorë të SHBA kryesisht, sepse ndiqeshin për t’u ekzekutuar nga talebanët, që po përparonin në mësymjen e tyre.
The General Directorate of Physical Education & Sports of Afghanistan confirmed Zaki Anwari, a player from the national youth football team, was among hundreds of young people who tried to leave the country by clinging to a US military plane. Anwari fell and died.#ArianaNews pic.twitter.com/onhcSMFiEu
— Ariana News (@ArianaNews_) August 19, 2021
Zaki, 19 vjeç, ishte një nga personat që u var në rrotat e avionit amerikan, por u përplas në tokë nga dhjetra metra largësi dhe humbi jetën, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Edukimit Fizik dhe Sporteve të Afganistanit, raporton “Ariana News”.

Fotografitë tronditën botën kur treguan qindra afganë që rrotulloheshin rreth aeroplanit, të dëshpëruar për të hipur në bord dhe për t’iu shpëtuar talebanëve. U raportua se dy persona ranë nga avioni, madje njëri ishte bllokuar në derën e uljes, çka bëri që mjeti fluturues amerikan të bënte ulje emergjente në Katar.
Është raportuar se Zaki ishte personi që ngeci aty, eshtrat e të cilit u gjetën nga ekuipazhi amerikan. Në postimin e tij të fundit në Facebook, futbollisti i ri premtues shkroi se ishte mjeshtër i fatit të tij: "Ju jeni piktori i drejtpërdrejtë i vetes. Mos ia jepni furçën e bojës askujt tjetër"!

Sipas rrjeteve të tij sociale, ai jetonte në Kabul dhe kishte qenë nxënës i shkollës së mesme “Esteghlal”, një shkollë franko-afgane në kryeqytetin e vendit. Në moshën 16-vjeçare, tifozi i Interit kishte qenë lojtar i kombëtares së të rinjve afganë.
Miqtë e tij postuan mesazhe zie në rrjetet sociale: "Ne jemi nga Zoti dhe tek ai do të kthehemi", "Shok, me të cilin kisha kujtimet më të paharrueshme. Humbja e tij është një pikëllim i madh dhe i papërshkrueshëm për mua".

Ndihmëstrajneri i Afganistanit, Ali Askar Lali, shkroi: "Shpirti i tij u preftë në paqe dhe imazhi i tij u kujtoftë"!





