Transmetuar më 19-08-2021, 14:10

Mendonin se aty ndodhej një thesar me florinj, hajdutët hapin gropën 6 m të thellë në Kishë.
Persona ende të pa identifikuar kanë shkaktuar dëme të mëdha në kishën e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës.
Sipas punonjësve të institucionit fetar, personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë te pagëzimorja e kishës.
Sipas tyre, kjo ndodh për faktin se mendohet se në kishë ka florinj. Kjo nuk është hera e parë që shkatërrohen objektet e kultit në Ersekë. Sipas informacioneve nga policia, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





