Transmetuar më 19-08-2021, 11:58

Një aksident i trishtë ndodhi një ditë më parë në Shëngjin ku furgoni përplasi pë vdekje një 6-vjeçar.

E ëma që humbi të birin, me hidhërim të thell bën postimin prekës që të thyen zemrën.

“O Zot më vdis dhe mua, o zot“, shkruan mes dhimbjes e ëma e 6-vjeçarit.

Postimi i plotë:

O Shpirt, o zemer, o jeta mamit! Ti ma vrave shpirtin o zemer, pse ike ngele vetem o shpirt, pse nuk vdiqem te gjith me ty pse, o i bukuri im a po te mungoj mami ty, si do fle un pa ty………… o Zot me vdis dhe mua o zot

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 08.45, në qendër të qytetit të Shëngjinit.

6-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga prindërit e tij, dhe u është shkëputur në momentin që po kalonin rrugën, duke u përplasur më pas nga furgoni.

Fëmija së bashku me familjen e tij, janë me origjinë nga Burreli, por me banim në Londër. Ata kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre, por që fatkeqësisht përfunduan në mënyrë tragjike.

Ndërkohë që hetimet vijojnë, në bazë të zbulimeve paraprake është bërë ditën e sotme arrestimi i shoferit të kamionit që aksidentoi vogëlushin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd