Transmetuar më 19-08-2021, 11:07

Ëshët zbuluar identiteti i të burgosurit i cili ka marrë gërshërët e humbura në burgun e Drenovës dy ditë më parë.

Dyshohet se i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në ambulancën e burgut dy ditë më parë.

Efektivët përgjegjës për sigurinë në burg janë duke kryer kontrolle të imtësishme për gjetjen e gërshërëve të humbura.

Stafi shëndetësor i përdorte gërshërët në dhomën e dhënies së ndihmës mjekësore për të burgosurit dhe sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ato janë marrë nga një i burgosur i sigurisë së lartë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd