
Njerëzit e komunave Avila Navalacruz dhe Cepeda de la Mora po kalojnë ditë shumë të vështira dhe dramatike për shkak të një zjarri që shpërtheu të shtunën e kaluar dhe që, sipas Junta de Castilla y León, ka shkatërruar të paktën 12.000 hektarë. Ky është zjarri më i madhi që ka rënë në rajon në 40 vitet e fundit.
Megjithatë, shërbimet e menaxhimit të emergjencave “Copernicu”, të cilat sigurojnë informacione gjeo-hapësinore në kohë dhe të sakta, llogarisin 22.723 hektarë të shkatërruar në zjarrin pyjor me një nivel ta lartë rreziku.
Hoy ha tocado hacer cortafuegos para prevenir el avance del fuego. Queda menos, seguimos 💪🏼#Navalacruz pic.twitter.com/pxmVnBLNYS
— Iker Casillas (@IkerCasillas) August 17, 2021
Në çdo rast, Iker Casillas (40 vjeç) ka qenë shumë i vetëdijshëm për gjithçka që ndodh për disa ditësh atje. Familja e tij vjen nga Navalacruz dhe ka një shtëpi në komunë, në atë zone. Ish-portieri i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle është një nga qindra vullnetarët, që janë bashkuar me përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Falë profileve të tij sociale, ne e dimë se si po e përjeton këtë përvojë traumatike. “Me ashpërsi para flakëve, pa asnjë frikë për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me njerëzit. Të mëdhenj ata që dinin më shumë dhe që na kanë udhëhequr, ata që na mësuan me idenë se të bën punë edhe një shat”, – shkruan ish-futbollisti, i cili nxjerr në pah punën e njerëzve të mirë të Navalacruz.
Ndër detyrat që Iker Casillas po kryen, në bashkëpunim me pjesën tjetër të vullnetarëve dhe nën mbikëqyrjen e shërbimeve të zjarrfikësve, janë pastrimi i malit dhe krijimi i një muri mbrojtës për të parandaluar zjarrin, i cili është ende aktiv dhe i pakontrolluar, vjen duke u përhapur.





