Transmetuar më 18-08-2021, 23:40

Në spitalin e Beratit noa.al mëson se ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Policia tha se për arsye hetimi nuk mund të bëjë me dije identitetin e tij.
Sakaq po vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





