Transmetuar më 18-08-2021, 20:03

22-vjeçari që shihni në foto quhet Arjan Sallahu. Kanë kaluar më shumë se 24 orë që nga zhdukja e 22-vjeçarit në Gjirin e Lalëzit.

I riu ishte futur në det me varkë bashkë me dy shokë, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë dhe varka është përmbysur.

Dy shokët e tij kanë arritur të shpëtojnë, por 22-vjeçari ka mbetur në thellësi të detit.

Dyshohet se ai është mbytur, pasi siç raporton edhe një e afërme e tij, ai nuk dinte not dhe ky ishte viti i parë që shkonte në plazh.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd