
Tre pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ndërruan jetë një qytetar 57 vjeç nga Tirana, një qytetar 76 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 84 vjeç nga Fieri. Rastet e reja kanë kapur sot shifrën e 477 të infektuarish nga një rekord tamponësh që janë bërë, 7733 në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 174 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 20 në Sarandë, 19 në Elbasan, 17 në Berat, nga 16 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, 14 në Vau i Dejës, nga 13 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 11 raste në Fier, Vlorë, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, nga 8 raste në Durrës, Dibër, Korçë, 5 në Tropojë, nga 4 raste në Has, Patos, Divjakë, Poliçan, nga 3 raste në Pukë, Kukës, Krujë, Pogradec, Dimal, Cerrik, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Memaliaj, Devoll, Librazhd.
Aktualisht janë 3782 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 67 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,822 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127’ deklaron MSH.
Statistika (18 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 477 Të shëruar në 24 orë 67 Të shtruar në spitale 56 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 7733
Testime totale 972,870 Raste pozitive 137,075 Raste të shëruara 130,822 Raste Aktive 3,782 Humbje jete 2,471
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1405 Shkodër 588 Fier 355 Vlorë 353 Durrës 209 Elbasan 208 Lezhë 196 Gjirokastër 136 Berat 126 Kukës 80 Korçë 79 Dibër 47





