Transmetuar më 18-08-2021, 16:05

Ylli norvegjez, Erling Haaland, humbi Superkupën e Gjermanisë kundër Bayern Munich (1-3), por prapë se prapë nuk harroi se ata janë aty falë dashurisë dhe mbështetjes së tifozëve.

Humbja e rëndë nuk i ndryshoi ‘planet’ e sulmuesit të kërkuar nga gjigantët e Europës. Ai  shkoi te tribuna e tifozëve verdhezinj për të përmbushur premtimin e tij, pasi nuk fitoi titullin.

Numri 9 kërceu tri pengesa radhazi pas bilbilit të fundit dhe ia dha fanellën e tij një tifozi të ri, i cili e kishte mbështetur gjatë gjithë lojës me një baner.

Gjesti, i cili do të mbahet mend gjithmonë, është bërë ‘viral’ në Gjermani, pasi kamerat u përqëndruan në reagimin dhe lumturinë e fëmijës, pas gjestit të bukur e tejet njerëzor të sulmuesit të Borussia Dortmund.

Një yll i padiskutueshëm në futboll, që bashkë me Mbappe konsiderohen trashëgimtarët e denjë të dyshes Messi-Ronaldo (që kanë dominuar futbollin global tash 15 vite), i cili sillet si një njeri krejt i zakonshëm. Pra, meriton duatroktitje dy herë…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd