
I kanë vënë nofkën ‘fantazma’ Autoritetet greke kanë ngritur alarmin për një shqiptar i cili konsiderohet i rrezikshëm dhe ‘fantazma’. Mediat greke kanë raportuar se ai njihet si Xhovani dhe më 3 gusht policia mori një sinjal për veprimin e një krimineli shqiptar i cili kërkohet pasi grabitur dhjetëra shtëpi kohët e fundit në të gjithë Greqinë dhe karakterizohet si " i rrezikshëm dhe i armatosur".
Grekët kanë raportuar se ‘fantazma’ e armatosur është një rrezik edhe për punonjësit e policisë që mund të sulmohen në çdo kohë, siç ka bërë ai në të kaluarën.
Shqiptari u lirua nga burgu më 24 korrik 2019 nga qendra e paraburgimit në Larisa ku vuante dënimet për vepra të ndryshme dhe që atëherë duket se ai hyri në lojë përsëri, duke grabitur shtëpitë në Evia , Korint dhe Prefekturën e Akaisë.
Sipas të dhënave, veprimi i tij kohët e fundit arriti edhe në Livadia ku duket se ka grabitur një shtëpi dhe ka rrëmbyer dy armë zjarri funksionale: një revolver anglez dhe një armë gjermane. Shqiptar lëviz si fantazmë nëpër rrugë të fshehta në mënyrë që të shmangë kontrollet e policisë para dhe pas kryerjes së grabitjeve dhe vjedhjeve. Në të kaluarën, në një grabitje që kishte kryer në zonën e Akaisë, ai kishte sulmuar oficerët e policisë që u përpoqën ta arrestonin.





