Transmetuar më 17-08-2021, 21:35

Një burrë në moshë të thyer ka humbur jetën sonte në një aksident rrugor që ndodhi pak minuta më parë në rrugën që lidh Elbasanin me Peqinin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, raporton noa.al.
Mësohet se shtetasi S.H., 61 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Mazda", ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Islam Hysa, rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh.
Policia e cila shkoi në vendngjarje njoftoi se burri në moshë të thyer ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





