
"Lautaro dëshiron të qëndrojë tek Interi. Ai beson në projektin zikaltër dhe synon të fitojë një titull tjetër”. Alejandro Camaño, agjenti i Martinez, ekskluzivisht për “FCInterNews”, siguroi tifozët zikaltër, megjithëse specifikoi: "Unë mendoj se duhet të përshtatemi me situatën e re". Shumë shpejt ai do të takohet me menaxhmentin e klubit nga “San Siro”: "Po, një takim me Interin është caktuar për të mërkurën".
A dëshiron Lautaro të qëndrojë tek Interi?
Ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për të qëndruar te zikaltrit. Martinez është shumë mirë në Milano, ka një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët e tij të skuadrës dhe me trajnerin e ri. Ai ka dëgjuar shumë gjëra, por në asnjë moment nuk i ka marrë seriozisht. Ai beson, edhe ne besojmë, se ka ende karrierë tek Interi.
A mund të përmblidhet e gjitha se ai thjesht dëshiron që paga e tij të jetë proporcionale me rëndësinë në fushë?
Lautaro nuk po flet për paratë, por për futbollin dhe lojën. Me paratë i takon të merret agjenti i tij. Martinez mund të thotë se sa i lumtur është në Milano dhe me ekipin zikaltër. Unë mund t’ju them se duhet të përshtatemi me situatën e re.

Lautaro tani është sulmuesi më i mirë i Interit…
Ne shpresojmë, do të bëjmë gjithçka të mundshme për ta bërë atë siç thoni ju.
A ju tha gjë për lamtumirën e Lukakut?
Jo, ato janë gjëra private mes të dyve. Ai nuk më tha asgjë.
Pse i refuzuat ofertat e klubeve angleze?
Ai dëshiron të fitojë përsëri titullin me Interin, të luajë një Ligë të mirë të Kampionëve me zikaltrit dhe siç thashë për momentin nuk mendon fare për largimin nga Italia.
Me pak fjalë, ai beson në projektin e Interit…
Absolutisht, ai beson në projektin zikaltër.





