
Paul Pogba mund të bashkohet me Real Madridin në vitin 2022. Kështu thotë gazeta britanike “Daily Star”, duke shpjeguar se lojtari francez ka vendosur t’i japë fund kontratës me Manchester United dhe më pas të shkojë falas në “Santiago Bernabeu”.
Pogba, 28 vjeç, i jep fund kontratës me “Djajtë e Kuq” në qershor 2022 dhe nuk i ka pranuar ofertat e paraqitura nga ekipi i Premier League për të rinovuar.
Emri i francezit është përfolur te Real Madridi për një kohë të gjatë dhe sipas “Daily Star”, vitin e ardhshëm rrugët e skuadrës së bardhë dhe kampionit të botës më 2018 mund të kryqëzohen patjetër.
Një vit, 2022, i cili mund të jetë kyç për të ardhmen e Real Madridit. Atë vit, Pogba, Haaland dhe Mbappé mund të veshin fanellën e bardhë, edhe pse me këtë të fundit, Real Madridi do të përpiqet të nënshkruajë qysh këtë verë.
Ndërkohë, për 28-vjeçarin marroset edhe presidenti i PSG, Al Khelaifi, i cili është gati të bëjë çmenduri, duke i ofruar 650 mijë euro në javë. Me yllin francez, PSG do ta pasuronte më tej kurorën me diamante të çmuar si Mbappe, Neymar, Messi, Ramos, Donnarumma etj.





