
Faza e Andrea Pirlo si trajner i Juventusit nuk ishte ashtu siç e priste. Drejtimi i tij te bardhezinjtë krijoi shumë iluzione mes tifozëve. Një legjendë e klubit si futbollist dhe një magjistar topi u ulën në stolin e “Zonjës së Vjetër”, gati për të futur filozofinë e tij. Diçka që nuk e arriti me suksesin e pritur, çka çoi në kthimin e Allegrit.
Pirlo ka dhënë një intervistë për “The Athletic”, ku janë diskutuar tema të tilla si koha e tij në Torino, metoda e tij e lojës, e ardhmja e tij e mundshme. “Maestro” është shumë i qartë për këtë: asgjë dhe askush nuk do ta bëjë atë të ndryshojë mënyrën e tij të shikimit të futbollit:
"Nëse nuk e kontrolloni lojën, është shumë e vështirë për ju të fitoni. Do të ketë lojëra në të cilat keni 90% të posedimit të topit dhe në goditjen e vetme në portën tuaj do të pësoni e humbisni. Sidoqoftë, unë preferoj më mirë të humbas sesa ta shpenzoj gjithë lojën duke u mbrojtur dhe përpjekur të shënoj me një kundërsulm sporadik". Për këtë çështje, ai e mori Guardiolën si referencë: "Trajnerët e rinj duan të bëjnë diçka ndryshe. Për mua futbolli po shkon në atë drejtim. Guardiola e ka treguar vitet e fundit.

Futbolli nuk ndryshon. Dy qëllimet janë të shënosh dhe të mbrohesh. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Mënyra se si luan po, mënyra se si lëvizin lojtarët, kjo ka ndryshuar. Sot kemi nevojë për lojtarë të shpejtë, teknikisht të shkëlqyeshëm kur luajnë me ritëm të lartë. Në të kaluarën ishte pak më ndryshe. Çdo vit mund të ndodhë diçka që mund të ndryshojë mënyrën e lojës së futbollit".
Lidhur me eksperiencën si trajner te Juventusi dhe të ardhmen, Pirlo nënvizoi: "Kam mësuar shumë. Ishte përvoja ime e parë stërvitore, por shumë intensive. Ne e filluam sezonin me vetëm një miqësore. Gjithçka ishte shumë e shpejtë, luajtëm çdo tri ditë, pa tifozë… Ishte e vështirë për ekipin të përshtatej me diçka të re. E ardhmja ime? Do të shkoj në Paris dhe gjithashtu në Manchester. Jam gati për një aventurë të re".





