Transmetuar më 17-08-2021, 09:59

Aventura e trajnerit Van Bommel nuk filloi në mënyrën më të mirë. Debutim me fitore në Bundesliga (1-0 në Bochum), por eliminimi nga Kupa e Gjermanisë për Wolfsburgun e tij, i skualifikuar për një gafë fatale të trajnerit hollandez.

Më saktësisht, kryepankina e skuadrës së Bundesligës kreu një zëvendësim më shumë se sa lejon rregullorja. Në fitoren 3-1 të arritur në kohën shtesë ndaj Munster (skuadër e divizionit të tretë gjerman), ish-mesfushori i Bayern Munich dhe Milanit bëri gjashtë ndryshime.

Pra, një më shumë se lejon rregullorja e Federatës Gjermane, e cila, në kupën kombëtare parashikon deri 5 zëvendësime në rast të kohës shtesë.

Koka bën dhe koka pëson. Kjo vlejti edhe në këtë rast, teksa Wolfsburg u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, edhe pse fitoi.

Kualifikimi shkoi në tavolinë për amatorët e Munster, ndërsa Van Bommel hyri për keq në analet e historisë së futbollit. Me siguri, kjo gafë e tij do të kujtohet gjatë si precedent.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd