Transmetuar më 17-08-2021, 01:04

Zjarr në qendër të Tiranës, tek “Sarajet” vend i cili është edhe Monument Kulture.

Zjarri u shua një herë nga zjarrfikësja, pas largimit të saj, por pak minuta më pas flakët janë riaktivizuar sërish.

Në vendgjarje ndodheshin vetëm qytetarë dhe policë.

Pak më vonë zjarrfikësja është rikthyer dhe zjarri tashmë është shuar.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por, “Sarajet” janë një vend shumë i lakmuar  për ndërtim në kryeqytet.

Në një njoftim për këtë ngjarje, policia tha se më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në Sarajet, ku ka dëme materiale.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

http://noa.al/lajmi/2020/05/2161409.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd