Transmetuar më 16-08-2021, 16:21

Momente tmerri për Felix Gotze, vëllai më i vogël i Marios së famshëm, sulmuesit që shënoi golin e fitores për Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës 2014 kundër Argjentinës.

Mbrojtësi i Kaiserslautern, gjatë ndeshjes kundër Viktoria Koln u rrëzua në tokë pas një përplasjeje ajrore me një shok të skuadrës së tij. Felix Gotze u godit në kokë dhe menjëherë i ra të fikët.

Felix Gotze: Horror injury - Kaiserslautern star in intensive care

Mbrojtësi u dërgua në spital, pastaj në kujdesin intensiv për një frakturë të kafkës së kokës. Për fat të mirë, klubi ka lëshuar një deklaratë në të cilën siguron për kushtet shëndetësore të 23-vjeçarit, jashtë rrezikut për jetën.

"Felix është më mirë tashmë, – shkroi klubi në Twitter, – dhe e ka lënë kujdesin intensiv. Në ditët e ardhshme do të largohet nga spitali. I urojmë atij shërim të shpejtë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd