Transmetuar më 16-08-2021, 14:44

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkumbin Ismaili ka ndarë ditën e sotme me ndjekësit e tij një lajm të hidhur.
Ai sot ka humbur një person të dashur. Gjyshi i tij ka ndërruar jetë dhe lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instastory.

“Prehu në paqe gjysh”, ka shkruar Shkumbini, krahas fotos në studio bashkë me gjyshin e tij.
Theksojmë se këngëtari shquhet për vokalin e tij dhe preferohet shumë për muzikën e tij. Së fundmi ai ka publikuar kënkën “Shko” që ka rezultuar një sukses.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





