Transmetuar më 16-08-2021, 14:25

Aktori i humorit, Visjan Ukcenajka ndarë me ndjekësit e tij një foto me bashkëshorten, e cila i ka vendosur në kokë një pistoletë lodër.

Visjani tregon se e pyeti bashkëshorten, Jonën nëse mund të dilte me shokë dhe ajo ia dha lejen, mirëpo duke e “kërcënuar” me armë.

Jona shfaqet duke mbajtur armën në drejtimin e Visjanit teksa shfaqet e buzëqeshur ndërsa aktori pyet fansat me humor nëse duhet të dalë me shokë apo jo.

Postimi i ka bërë të gjithë të qeshin dhe sigurisht nuk kanë munguar komentet e shumta që i thonë Visjanit të mos dalë më mirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd