Transmetuar më 16-08-2021, 14:07

Një aksident ka ndodhur në fshatin Mollas të Cërrikut, ku një automjet i tipit “BMW” ka përplasur një 77-vjeçar.
Policia bën me dije se i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 16.08.2021,rreth orës 11:30, në fshatin Mollas , Cërrik, shtetasi I.M., 43 vjeç, banues në fshatin Shëpanjë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin N.S., 77 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.
Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihëm mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





