Transmetuar më 16-08-2021, 13:33

Yuri Kim, ambasadorja amerikane, ka shprehur mirënjohjen e saj rreth vendimit të marrë nga kreu i qeverisë rreth strehimit të afganëve.

Kryediplomatja Yuri Kim vlerëson besën e shqiptarëve, ndërsa thekson se kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Kim shprehet se SHBA është krenare që ta quajë Shqipërinë mike dhe aleate.

“BESA, kur ka më shumë rëndësi, populli shqiptar tregon gjithmonë nder, guxim dhe mirësi. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mikun dhe aleatin tonë.,” shkruan Yuri Kim.

Ambasadorja ka shpërndarë edhe reagimin e Kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan, Bob Menendez. Gjithashtu, Menendez vlerësoi vendimin e strehimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd