Transmetuar më 16-08-2021, 13:10

Entuziasmi te parizienët dhe e kundërta te rivalët për zbarkimin e Leo Messit në Ligue 1 nuk tregon shenja zvogëlimi me kalimin e ditëve, krah për krah me shitjet e fanellave me numrin 30 të lojtarit të ri të PSG. Kampioni argjentinas pati një ndikim shumë të fortë te tifozët dhe mediat franceze.

Në fund të fundit nuk mund të ishte ndryshe, duke pasur parasysh që po flasim për lojtarin më të mirë në botë, 6 herë fitues të “Topit të Artë” dhe gjithashtu kandidat për çmimin prestigjioz të “France Football” këtë vit suksesi, pasi triumfoi në “Copa America” për herë të parë në karrierën e tij me fanellën e Argjentinës.

Messi në Ligue 1 gjithashtu i hidhëroi klubet e tjera transalpine të futbollit, sepse nuk kanë më asnjë shans për trofe kombëtar. Kjo duket qartë edhe në reagimin e nxituar të një tifozi të Olimpique Marseille, tradicionalisht një kundërshtar i ashpër i PSG.

Mohammed Henni, një "youtuber" me gati dy milionë ndjekës, fjalë për fjalë humbi toruan kur mësoi se “armiqtë” e tij sportivë kishin marrë numrin një në botë, duke i zhvendosur shanset në futbollin francez edhe më tej në favor të parizienëve.

Henni, i veshur me një fanellë të O.Marseille, me “Fuck Messi” të shkruar në anën e pasme, u pushtua nga një tërbim i verbër dhe u drejtua për në departamentin e televizioneve të një dyqani, duke shkatërruar dy prej tyre me një seri goditjesh të forta me këmbë.

"Unë po ecja në heshtje në dyqan, kur dëgjova lajmin: Messi transferohet te PSG", – shpjegoi “youtuber”-i francez, sikur të ishte gjëja më normale në botë për të reaguar kështu ndaj një lajmi të merkatos së futbollit.

Një gjë është e sigurt, duke pasur parasysh numrin e shikimeve të videos së tij, do ta ketë të lehtë ta paguajë televizorin që theu në dyqan…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd