Transmetuar më 16-08-2021, 12:21

Mijëra njerëz i janë drejtuar aeroportit të Kabulit për t’u larguar prej Afganistanit pas mbaerritjes së talibanëve.

Sipas mediave të huaja, duke cituar dëshmitarë okularë, të paktën pesë persona humbën jetën në kaosin e krijuar.

Një dëshmitar i tha Reuters se ai pa një automjet duke marrë trupat e pesë personave, ndërsa një dëshmitar tjetër tha se ishte e paqartë nëse ishin vrarë me armë zjarri nga trupat amerikane ose janë vrarë në grumbullin e njerëzve në panik.

Ndërkohë, një video tronditëse është publikuar në Twitter nga agjencia Asvaka, ku pretendohet se bien njerëz nga avioni në hapësirë.

Video po bën xhiron e rrjetit, ndërsa agjencia flet për dy persona që bien nga avioni teksa ai ngjitet, megjithatë autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.

Përdoruesit e mediave sociale raportojnë dëshmitë nga vendasit, të cilët pohojnë se tre burra të cilët ishin të lidhur me rrotat e një avioni kur po ngrihej nga Kabuli, ranë mbi shtëpi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd