Transmetuar më 16-08-2021, 11:52

Policia e Kurbinit ka bërë me dije se është arrestuar autori i vplagosjes me thikë së dy vëllezërve,  Paulin Gjini.

Uniformat blu sqarojnë se kanë prangosur P.Gj.,57 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P., 19 vjeç, banues në Gajush, Lezhë.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit” pas një konflikti të çastit, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, e me pas shtetasi P.Gj., ka përdorur një mjet të mprehtë thikë dhe ka plagosur të dy vëllezërit, shtetasit A.P. dhe D.P.,  të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd