Transmetuar më 16-08-2021, 10:23

Situata në Afganistan pas marrjes një nga një të qyteteve  prej tabibanëve është mjaft kaotike.

Pamjet që do të shihni në këtë artikull  e tregojnë qartë gjëndjen e mjerueshme dhe të pashpresë që po kalojnë afganët, të cilët janë dyndur drejt areoportit.

Janë krijuar radhë të gjata makinash, të cilat udhëtojnë për në areoport, madje shumë persona kanë lënë automjetet e tyre në rrugë dhe po ecin në këmbë drejt aeroportit për të shmangur trafikun.

Trupat amerikane në aeroportin e Kabulit u detyruan të qëllonin me armë në ajër si një formë paralajmërimi, për të parandaluar turmat e qytetarëve të dëshpëruar që vraponin mbi aeroplanë.

Për mediat e huaja ka pasur dëshmitarë, të cilët tregonin se si njerëzit që përpiqeshin të arratiseshin dhe shkelnin njëri-tjetrin.

Civilët afganë dhe bashkëpunëtorët e SHBA-së do të strehohen në disa vende për t’i shpëtuar vdekjes, përfshirë këtu dhe Shqipërinë me Kosovën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd