Transmetuar më 16-08-2021, 09:34

Lista e publikuar nga Ronald Koeman për ndeshjen kundër Real Sociedad zbuloi disa detaje mbi numrin e fanellave të lojtarëve të skuadrës katalanase. Kështu, Rey Manaj i ka rrëmbyer numrin 14 yllit brazilian, Philippe Coutinho.

Ai e mbante deri tani këtë fanellë, i cili për momentin nuk ka një numër. Opsionet për ish-lojtarin e Liverpool-it janë dy: "10" e Messit ose "8" e Pjanic, nëse konfirmohet largimi i boshnjakut.

Ky opsioni i dytë është më i realizueshmi, pasi preferenca e klubit është që numri “10” të vishet nga një skuadër e të rinjve, ose të mbetet e pacaktuar si nderim për futbollistin më të mirë, që kësaj vere kaloi te PSG .

Barça Universal on Twitter: "❗ Official: Barça's squad to face Real  Sociedad later today. Coutinho is absent, with no explanation as of now. Rey  Manaj takes #14.… https://t.co/sw8bpOtPY5"

Kjo listë konfirmoi gjithashtu se, pasi Rey Manaj mori "14", Agüero do të mbajë numrin 19. Kishte spekulime me mundësinë që shqiptari të merrte "19" e Kun, edhe pse në fund nuk ka qenë kështu.

Mos harroni se numrat nuk mund të ndryshojnë për këtë sezon vetëm kur lojtari ka luajtur të paktën një minutë në kompeticion. Kjo do të thotë: meqë Rey Manaj nuk luajti fare mbrëmë, mund ta ndryshojë numrin e tij për ndeshjen e ardhshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd