Transmetuar më 16-08-2021, 09:28

Pas polemikave të ditëve të fundit për lamtumirën e tij nga Interi, ka reaguar vetë Romelu Lukaku. Belgu i përshëndeti tifozët zikaltër me një postim të gjatë në profilin e tij në Instagram:

"Të dashur tifozë të Interit, faleminderit… Faleminderit që më doni sikur të isha njëri prej jush. Faleminderit ju që më bëtë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpi.

Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar dhe dashurinë e përditshme. Faleminderit që më motivuat edhe më shumë, pas sezonit të parë.

Kur mbërrita tek Interi, menjëherë ndjeva se do të bëja mirë. Pritja që mora në aeroportin e Malpensa ishte fillimi i një historie të mrekullueshme.

https://www.instagram.com/p/CSl023cDEWb/?utm_source=ig_web_copy_link

Që aty vendosa të mos ju zhgënjeja kurrë, sa herë që ta vishja fanellën e Interit. Kam dhënë 100% të vetes çdo ditë në çdo stërvitje, por veçanërisht në ndeshje për t’ju bërë të lumtur.

Sezoni i parë përfundoi si ishte e mundur, por ju djema më dhatë forcën për të vazhduar, të shtyjmë përpara dhe ne e bëmë këtë si ekip. Prandaj u bëmë kampionë të Italisë.

Shpresoj se e kuptoni vendimin tim për të kaluar te Chelsea. Është shansi i jetës për mua. Mendoj se në këtë moment, në karrierën time është shansi që kam ëndërruar gjithmonë.

Një gjë është e sigurt se unë do të mbetem interist përgjithmonë, sepse pa këto ngjyra nuk do të isha njeriu dhe lojtari që jam sot. Kështu që ju falënderoj nga zemra! Ju dua! Faleminderit nga zemra! Gjithmonë, forca Inter!"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd