Transmetuar më 15-08-2021, 15:39

Vaksinimi në Maqedoni po ecën me ritme të shpejta dhe ka kapërcyer Shqipërinë edhe pse e nisi më vonë.

Ndërsa vendi ynë ka arritur të vaksinojë jo më shumë se një të tretën e popullsisë, Maqedonia tashmë me gati 1.1 milionë vaksinime ka arritur të vaksinojë me të paktën një dozë, më shumë se gjysmën e popullatës.

Dozën e parë të vaksinë ditën e premte dhe dje e kanë marrë 13,950 qytetarë ndërsa dozën e dytë 8.636 qytetarë. Mesatarja ditore është rreth 11 mijë vaksinime, sërish  shumë se Shqipëria.

Janë aplikuar gjithsej 1.058.112 doza të vaksinave ndërsa 471.728 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

-67% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. -64% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. -60% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. -50% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd