
Gerd Müller, sulmuesi më i madh i Gjermanisë në histori vdiq të dielën herët në mëngjes, në moshën 75-vjeçare. Bayern Munich, ku ai bëri historinë, sapo e dha këtë lajm të hidhur.
"Bomberi” i kombit gjerman kishte shënuar 365 gola në 427 ndeshje të Bundesligës për kampionët rekord bavarezë dhe kishte asistuar në 101 gola të tjerë.
Presidenti i klubit bavarez, Herbert Hainer u shpreh: “Sot është një ditë e trishtuar, e zezë për FC Bayern dhe të gjithë tifozët e tij. Gerd Müller ishte sulmuesi më i madh që ka pasur ndonjëherë klubi ynë, krejt Gjermania. Një person i shkëlqyer, një personalitet në futbollin botëror.
Der FC Bayern trauert um Gerd Müller.
Heute steht die Welt des FC Bayern still. Der deutsche Rekordmeister und seine gesamte Fangemeinde trauern um Gerd Müller, der am frühen Sonntagmorgen im Alter von 75 Jahren gestorben ist.
— FC Bayern München (@FCBayern) August 15, 2021
Ne jemi të bashkuar në pikëllim të thellë me gruan e tij Uschi dhe familjen. Pa Gerd Müller, FC Bayern nuk do të ishte klubi që ne të gjithë e duam sot. Emri i tij dhe kujtimi për të do të jetojë përgjithmonë".
Shefi i bordit të klubit bavarez, Oliver Kahn shtoi: “Lajmi për vdekjen e Gerd Müller na prek të gjithëve thellësisht. Ai është një nga legjendat më të mëdha në historinë e FC Bayern, arritjet e tij janë të pakrahasueshme deri më sot dhe do të jenë përgjithmonë pjesë e historisë së madhe të klubit tonë dhe gjithë futbollit gjerman.

Si lojtar dhe si person, Gerd Müller qëndroi si askush tjetër për FC Bayern dhe zhvillimin e tij në një nga klubet më të mëdhenj në botë. Gerd do të jetë në zemrat tona përgjithmonë".
Me ekipin kombëtar gjerman, Müller fitoi Kampionatin Europian në 1972 dhe Kupën e Botës më 1974. Ai shënoi 68 gola në 62 ndeshje me kombëtaren. Goli i tij më i rëndësishëm nuk do të harrohet: ai i fitores 2-1 në finalen e Kupës së Botës 1974 në Mynih. Aty shënoi golin vendimtar kundër Holandës në minutën e 43-të.





