Transmetuar më 15-08-2021, 12:55

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme të tregut shqiptar, çka tregohet qartë në klikimet e këngëve të saj, koncertet ku fansat nuk mungojnë asnjëherë.

Së fundmi Dorës i është bërë një surprizë shumë e bukur nga fansat e saj gjatë koncertit të fundit. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka zbuluar se emri i saj është regjistruar në regjistrimin online të yjeve. Fansat kanë blerë një yll online me emrin e saj dhe në video ajo shihet e lumtur duke hapur dhuratën me shpejtësi.

“Oh Zot, mbështetësit e mi janë më të mirët! Faleminderit! Ju dua të gjithëve shumë! E regjistruar zyrtarisht në regjistrin zyrtar online të yjeve si Dhurata Dora”, ka shkruar ajo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd