
Një 25-vjeçare është gjendur e pajetë në shtëpinë e fëmijës nga stafi mjekësor në Vlorë.
Policia ka bërë me dije se shtetasja që humbi jetën, ne inicialet D.D., vuante nga epilepsia.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
“Sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjeksorë, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” , thuhet në njoftimin e policisë.





