Një 39-vjeçar serb është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I arrestuari është Miroslav Krstic, i cili është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë.
“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejtë Serbisë, 39-vjeçari i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”.
Strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me ZKQ Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Serbisë të shtetasit Miroslav Krstic, 39 vjeç, banues në Sredar, Beograd, Serbi.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme për narkotikët”. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Serbisë”, thuhet në njoftimin e policisë.