Transmetuar më 14-08-2021, 21:56

Haiti po vuan ende pasojat e tmerrshme të tërmetit të 11 viteve më parë që shkaktoi vdekjen e 220 mijë njerëzve. Po ashtu është tronditur nga ekzekutimi i Presidentit dhe plagosjes së Zonjës së Parë nga disa mercenarë, përfshirë amerikanë.

Dhe 11 vjet më pas, Haiti me 11 milionë banorë, u lebetit sot nga një tjetër tërmet, sërish 7.2 ballë që ka lënë pasoja të rënda.

Autoritetet pohojnë se janë të paktën 225 persona të vdekur, raporton noa.al duke cituar The New York Times.

Numri mund të rritet pasi ka shumë gërmadha nga tërmeti shkatërrimtar që nxori njerëzit të tmerruar në rrugë.

http://noa.al/lajmi/2021/08/2257483.html

Disa tërmete të tjera pasuan atë që ndodhi 7 orë më parë si dhe një tjetër mbi 5 ballë para një ore. /noa.al

http://noa.al/lajmi/2021/07/2251045.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd