Në moshën vetëm 28 vjeçe, një vajzë shqiptare ka humbur jetën sot pas infektimit fatal me koronavirus, raporton noa.al.
E ndjera është Lindita Alimi, 28 vjeçe, shqiptare e Maqedonisë me banim në Kërçovë. Ajo punonte prej kohësh infermiere në spitalin e përgjithshëm të Kërçovës.
Lindita ishte infektuar para disa ditësh me koronavirus dhe gjendja e saj u përkeqësua duke bërë që të përfundojë në terapi intensive dhe më pas të humbë jetën.
Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, Dr. Stanko Trpeski, pohoi se infermierja humbi jetën në moshë fare të re, ndërsa nuk ishte vaksinuar.
Drejtori Dr. Trpeski, duke shpjeguar situatën e infermieres me Covid-19, sqaroi se ajo nuk ishte vaksinuar për arsye të tjera shëndetësore.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i shprehu ngushellime te perzemerta familjes dhe kolegeve te Linditës. /noa.al