Situata pandemike është rënduar edhe më shumë 24 orët e fundit Nënë Maqedoni pasi dhjetë persona kanë humbur jetën, raporton korrespondenti i noa.al në Shkup.
Mes viktimave rezultojnë edhe në moshën 33 vjeç dhe 44 vjeç. Po ashtu kanë humbur jetën edhe tetë persona të moshave nga 65 deri 83 vjeç.
Viktimat u regjistruan nga Shkupi, Gostivari, Tetova, Kumanova, shqiptarë dhe maqedonas.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, ka ndërruar jetë sot, një infermiere 28-vjeçare nga spitali i Kërçovës, e cila evidentohet në komunikatën e nesërme.
Infermierja para tre ditësh ishte shtruar në Klinikën e Shkupit, ku edhe ka ndërruar jetë, konfirmojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës. Autoritetet njoftojnë se infermierja nuk ka qenë e vaksinuar.
Sakaq janë rritur testimet duke kryer vetëm 24 orët e fundit, 9270 tamponë PCR dhe rapid test. Ndër ta dolën 792 të infektuar të tjerë, kryesisht në Shkup, 245, Tetovë, 136, Gostivar, 127, Kumanovë, 59, etj. /noa.al