
Premier League për Arsenalin fillon me këmbën e gabuar. Topçinjtë në fakt dalin të mundur në ndeshjen debutuese në kampionatin e ri kundër Brentfordit të sapoardhur në elitën e futbollit anglez 74 vite pas herës së fundit.
Londinezët vuajnë shkathtësinë e nikoqirëve, të cilët morën një fitore historike në "Brentford Community Stadium". Avantazhi erdhi në minutën e 22-të, pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare.
Në pjesën e dytë, dyfishimi i rezultatit io shokoi Topçinjtë. Arsenali përpiqet të reagojë në fundin e ndeshjes, me Xhakën që godet fort, por reagon mrekullisht portieri vendas.
Pas 5 minutash shtesë, gjyqtari "dekreton" përfundimin e ndeshjes së parë të sezonit të ri në Premier League.
Fitore historike e "Bletëve", si për të thënë se liga më e fortë e futbollit në botë do të vazhdojë të na befasojë të gjithëve.





