
Një nga gjëra më të vështira për t’u shmagur kur mbani ditë është nepsi. Të gjithëve na ndodh të jemi më të lumtur kur konsumojmë ëmbëlsira e më pas të pendohemi, kur mendojmë për kaloritë e marra.
Në këtë artikull do të gjeni disa nga ushqimet që na ndihmojnë për të ndaluar nepsin.
Avokado Të mbushura me shumë minerale, vitamina E dhe yndyrna omega 3, avokadot janë një nga ushqimet më të shëndetshme për tu konsumuar në çdo kohë të ditës. Mund t’i konsumoni ashtu siç janë duke i hedhur vetëm pak kripë dhe piper apo t’i shtoni tek sallata.
Vaji i kokosit Mjafton të zëvëndësoni sheqerin me vaj kokosi dhe dëshira për të konsumuar ushqime të pashëndetshme do të largohet. Kjo për shkak të yndyrnave të shëndetëshme që vaji i kokosit mban. Në këtë mënyrë do të mund të rregulloni jo vetëm peshën tuaj, por edhe metabolizmin i cili punon më mirë kur i jepni për të tretur yndyrna të shëndetshme dhe jo sheqerna.
Arra Të konsumosh arra e në përgjithësi çdo lloj arrori mund t’ju mbajë larg veseve të të ngrënit të ëmbla apo karbohidrate. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur me ushqime të shëndetëshme, por zgjidhni gjithnjë ato natyrale pa kripë dhe përbërës të tjerë.
Karrota dhe selino Selinoja dhe karrotat janë të mbushura me fibra ushqyese të cilat mbushin stomakun dhe largojnë nepsin. Konsumojini ato me një gotë çaj, shtojini në sallatë apo siç janë sa herë që t’ju hahet diçka.
Pini ujë Ndonese nuk futet tek ushqimet, uji është një mënyrë shumë e mirë për të larguar urinë e panevojshme. Mjafton të konsumi sasinë e duhur të ujit në një ditë, rreth 8 gota dhe ndjesia e urisë do të largohet.





