Transmetuar më 13-08-2021, 22:40

Një burrë ka vdekur sonte në një aksident rrugor që ndodhi në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ndodhi sonte në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, kur një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç.

Policia tha se personi i plagosur, si pasojë e dëmtimeve fatale ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd