Transmetuar më 13-08-2021, 17:20

Ministria e Shëndetësisë njoftoi para pak çastesh se 24 orët e fundit, si asnjë ditë më parë që nga nisja e pandemisë në mars 2020, janë kryer plot 5,339 testime.

Nga këto testime me tampon PCR dhe rapid test, kryer në shtet dhe privat, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 379 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 34 raste në Lezhë, 33 raste në Durrës, 22 raste në Lushnje, Vlorë, 21 raste në Fier, 19 raste në Berat, 17 raste në Kavajë, 15 raste në Shkodër, 14 raste në Elbasan, 11 raste në Sarandë, 8 raste në Vau Dejës, Gramsh, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 4 raste në Mat, 3 raste Malësi e Madhe, Kukës, Pogradec, 2 raste  në Kurbin, Delvinë, Gjirokastër, 1 rast në Fushë -Krujë, Has, Tropojë, Skrapar, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 2,091 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 38 pacientë.

Raportohet se, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 79 vjeç nga Elbasani.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,588 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         379

Të shëruar në 24 orë       39

Të shtruar në spitale       38

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 5,339

Testime totale             952,866

Raste pozitive             135,140

Raste të shëruara       130,588

Raste Aktive                    2,091

Humbje jete                     2,461

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             767

Shkodër          271

Fier                  215

Vlorë               194

Elbasan           161

Lezhë              129

Durrës             122

Berat               71

Gjirokastër       58

Kukës              43

Korçë               40

Dibër                 19

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd