Transmetuar më 13-08-2021, 14:58

Një nënë 21-vjeçare është vrarë aksidentalisht me armë nga fëmija e saj në SHBA. 21-vjeçarja ishte në një mbledhje në zoom, kur u dëgjuan të shtënat e armës.
Sipas mediave, një nga pjesëmarrësit në takimin e Zoomit telefonoi numrin e urgjencës pasi pa një fëmijë që u shfaq në sfond dhe u dëgjua një e shtënë.
Fatkeqësisht, policia që shkoi në vendngjarje konfirmoi skenarin e zymtë, gruaja 21-vjeçare u vra aksidentaisht nga fëmija i saj. Gruaja, e identifikuar si 21-vjeçarja Shamaya Lynn dhe kishte dy fëmijë me bashkëshortin e saj.
Hetuesit po punojnë me Prokurorinë e Shtetit në rajonin Seminole për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza në lidhje me ngjarjen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





