Transmetuar më 13-08-2021, 12:16

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, dha një intervistë për ESPN, teksa përgatitet të debutojë në La Liga kundër Real Sociedad (e diel, ora 20:00) për sezonin e ri. Trajneri holandez nënvizoi qysh në fillim:

"Duhet të kuptojmë se gjithmonë ka një fund për cilindo futbollist. Duhet ta mbyllim kapitullin e Messit, sepse tani nevojitet të përqëndrohemi te sezoni i ri. Ne kemi lojtarë të rinj dhe duhet të ecim përpara, na duhet kohë për këtë. Po punojmë për të ardhmen e këtij klubi. Është vërtet e rëndësishme të përqendrohemi në këtë dhe të mos merremi me atë që ndodhi në ditët e fundit".

Lidhur me largimin e Messit, ai komentoi: "E dija se kishte një situatë të vështirë mes klubit, Leo Messit dhe La Liga-s për ta mbajtur lojtarin në radhët tona. Duhet shumë kohë që të kapërdihet kjo humbje e madhe, por gjithashtu u befasova nga dita dhe momenti kur u zyrtarizua ndarja.

Personalisht e dija se ai kishte vendosur të luante për Barcelonën. Po ashtu dija që gjendja financiare e klubit e bënte rinovimin të vështirë. Mendoj se ishte e vështirë për të gjithë ne kjo ndarje, sepse nuk po flasim për një lojtar dosido. Po flasim për Leo Messin, lojtarin më të mirë në botë për shumë sezone.

Koeman Has clear to his favourite for the Balloon of Gold

Të gjithë jemi të zhgënjyer që ai nuk do të luajë për ne këtë sezon. Por, duhet të përshtatemi shpejt, sepse nuk mund të zhgënjejmë me fillimin e sezonit të ri. Duhet ta pranojmë se për disa ditë ishte një situatë e vështirë. Messi do të thoë shumë për këtë klub".

Lidhur me objektivat e sezonit të ri, trajneri holandez shtoi: "Objektivi është gjithmonë të fitosh trofe, të jesh kampion, të kesh një ecuri të mirë në Ligën e Kampionëve. Klubet si Barcelona nuk pranojnë sezone pa fituar diçka. Ne e dimë këtë, njerëzit e futbollit do ta kuptojnë se tani do të jetë më e vështirë.

Sidoqoftë, futbolli ka të bëjë me ritmin e punës dhe ekipit, ndaj mund të bëjmë një hap përpara. Sigurisht që do të kemi më shumë vështirësi për të shënuar gola. Messi shënoni 30 gola sezonin e kaluar. Prandaj, lojtarët e tjerë duhet të kontribuojnë më shumë dhe të hedhin hapin tjetër. Tani Barcelona duhet të luajë më shumë si ekip sesa individualisht”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd