
Virgil Van Dijk ka munguar në fushat e futbollit që nga tetori i vitit 2020. Qendërmbrojtësi holandez duket se është rikuperuar nga dëmtimi i gjurit, që e mbajti jashtë futbollit për gati dhjetë muaj.
Ai mund të kthehet në fushë në ndeshjet zyrtare, qysh ditën e parë të sezonit të ri në Premier League. Ish-lojtari i Southampton do të jetë një nga pikat kryesore të Liverpool-it të Klopp në sezonin që do të fillojë dhe, për të konfirmuar të gjitha këto, zgjatja e kontratës ka mbërritur deri në vitin 2025.
"Mbrojtësi qendror ia besoi të ardhmen e tij ‘Reds’, duke nënshkruar kontratën e re në ‘Anfield’, të premten në mëngjes”.
He’s 𝑶𝑼𝑹 centre-half ✊
The story continues… @VirgilvDijk 🤩 pic.twitter.com/bQInOG1ba2
— Liverpool FC (@LFC) August 13, 2021
Kjo është deklarata zyrtare e Liverpool, e cila gjithashtu përfshin fjalët e Van Dijk pas nënshkrimit: "E pabesueshme, jam krenar për këtë marrëveshje të re. Mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja për Liverpool.
Unë jam shumë i lumtur. Qysh nga dita e parë, kur iu bashkova këtij klubi, ndjeva vlerësimin nga tifozët, shokët e skuadrës dhe stafi teknik. Sezonin e kaluar, personalisht, duhet ta harroj. Tani ndihem mirë, padyshim që kam luajtur vetëm disa miqësore, por jam gati për debutimin në kampionatin e ri. Le të shohim se çfarë do të vendosë trajneri”.





