
Eshtë një ditë e nxehte vere dhe jeni në shoqëri me miqtë dhe familjen tuaj pas më shumë se një viti karantine, duke festuar vaksinimin apo edhe thjesht faktin e të qenit bashkë. Dhe për të lehtësuar të nxehtin shkoni në frigorifer për një birrë të ftohtë nga akulli.
Ndërsa kjo mund të jetë freskuese për momentin,një arsye më e mirë do të ishte të pinit pak ujë. Nxehtësia e verës mund të ketë efekte negative në shendetin, çka përforcohet kur keni pirë edhe pak alkool.
Rreziku më i madh: dehidratimi
Sa herë që jeni jashtë në të nxehtë, për periudha të zgjatura, si në plazh ose piknik, rrezikoheni nga dehidratimi. Konsumimi i alkoolit vetëm e rrit atë rrezik. Alkooli zvogëlon lëshimin e hormonit vazopresinë, i cili mban lëngjet e trupit tuaj të balancuara. Në të njëjtën kohë, alkooli është gjithashtu një diuretik që do të thotë më shumë urinim dhe që mund të çojë në dehidratim edhe pa nxehtësi. Shtoni kësaj gjithë atë djersë nga dielli i nxehtë dhe kjo është një recetë e plotë për katastrofën e dehidrimit. Dehidrimi sjell ulje të presionit të gjakut.
Nuk duhet harruar kafeina, qoftë përmes kafesë apo e përzier në pije të tjera, e cila rrit rrezikun e dehidratimit më tej. Dehidratimi gjithashtu mund të shfaqë shenja të caktuara që ngjajnë me dehjen: çrregullim i të menduarit, vështirësi për të ngarë makinën, pamundësi për të marrë vendime të arsyeshme apo edhe çrregullim të bërjes së bisedave të thjeshta. Ankesa këto që mund t’i shkaktojë edhe dehja.
Birrë apo pijet e tjera? A është njëra më e keqe se tjetra në të nxehtë?
Duke pasur parasysh që përmbajtja e alkoolit është zakonisht më e lartë në alkool sesa në nje birrë, ka kuptim që pirja e birrës në vend të pijeve të përziera mund t’ju ndihmojë të shmangni dehidratimin. Por realiteti është pak më kompleks.
Nëse konsumoni pije alkoolike (vodka, uiski etj) në sasi të barabartë me sasinë e birrës, si psh. 350 ml margarita në krahasim me 350 ml birrë, do të deheni shumë më shpejt nga margarita. Nëse jeni duke pirë atë që konsiderohet një pije alkoolike standarte, nuk ka shumë ndryshim, sepse sasia e alkolit të marrë është e njëjtë.
Një pije alkoolike standarte përmban rreth 14 gram alkool të pastër. Nga ato matje, një kanaçe mesatare prej 350 ml birrë përmban të njëjtën sasi alkooli si një gotë verë 150 ml apo një teke pijeje standarte alkolike si rum, vodka, xhin ose uiski.
Sidoqoftë, një gjë që duhet mbajtur parasysh është përmbajtja alkoolike e birrës që po përdorni. Ndërsa markat kryesore në përgjithësi prodhojnë midis 4% dhe 5% alkool për shishe birre, marka të caktuara të birrës artizanale janë 9% alkool për të njëjtin vëllim. Me fjalë të tjera, nga një shishe me 9% alkool merrni pothuajse dyfishin e alkolit të birrave të zakonshme.
Kujdes nga një ndjenjë e rreme e hidratimit
Një gabim tjetër që duhet të shmangni është të mendoni se pirja e gjithë atij lëngu ju rehidraton. Nëse jeni duke pirë shumë birrë ose një pije alkoolike, mund të ndiheni sikur po pini shumë lëngje dhe qëndroni të hidratuar, por alkooli e eleminon atë sasi lëngjesh, sepse është faktor dehidratues.
Jo se të pish koktejle është më mirë. Nëse jeni duke pirë një kokteil të ëmbël, juve ju ndodh e njëjta gjë. Ndihet sikur po qëndroni të hidratuar, sepse ato pihen shumë më lehtë sesa të pini një pije alkolike standarte, por është i njëjti efekt si me birrën. Alkooli ende po ju dehidraton nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm.
Sheqeri, zuzari i fshehur
Të gjitha këto pije kanë gjithashtu edhe efekte shëndetësore të tjera negative. Ato mund të kenë shumë kalori në një porcion të vetëm, deri në 400 apo 500 kalori në disa koktejle dhe birra artizanale, të cilat mund të vijnë të ngarkuara me karbohidrate. Për më tepër, nëse jeni duke pirë pije të ëmbla me shumë kalori, ato mund t’ju sjellin ndjesinë e ngopjes. Nëse ndiheni të ngopur, atëherë nuk do të hani ushqim, çka do të ndihmonte në përthithjen e një pjese të alkoolit.
Si të luftoni dehidratimin: ujë, ujë, ujë
Pra, çfarë mund të bëni për të shmangur problemet e dehidrimit, kur pini pijen tuaj të preferuar të shijshme pranë pishinës? Për të luftuar rrezikun e dehidrimit të alkoolit rekomandohet të pini 250 deri në 350 ujë për çdo pije alkoolike. Ai ngadalëson përthithjen e alkolit, ju mban të hidratuar dhe mund të zbusë efektet negative të hangoverit.





