Transmetuar më 13-08-2021, 09:10

Është hedhur dritë mbi fakte  të reja që zbardhin ngjarjen e ndodhur në Angli, ku një person i armatosur vrau pesë persona të tjerë, përfshirë nënën dhe një fëmijë.

Disa dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar se autor i saj ishte 23-vjeçari Jake Davison.

Një dëshmitare i tha DailyMail:

"Isha në shtëpinë e partnerit tim pasi shkova në palestër. Ne ishim në kuzhinën e tij duke bërë disa sanduiçe dhe papritmas dëgjuam zëra. Në fillim menduam  se ishin fishekzjarre, pasi zona është e zhurmshme ndonjëherë. Dhe kështu dolëm në pjesën e përparme të shtëpisë. Pastaj pamë personin e armatosur dhe telefonuam 999."

Mediat britanike raportojnë se pasi vrau nënën, një fëmijë dhe tre kalimtarë të rastit ai vrau veten. Zona e qytetit portual Plymouth ku ndodhën vrasjet u vendos nën bllokim ndërsa ekipet e reagimit të urgjencës shkuan me shpejtësi në vendngjarje.

Një video e postuar në mediat sociale tregonte një trup të mbuluar me një çarçaf të shtrirë në trotuar ndërsa një polic i armatosur qëndronte pranë. Nga ana tjetër autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të qetësohen dhe të mos përhapin panik.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd