Transmetuar më 13-08-2021, 00:59

Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një person i armatosur hapi zjarr në Plymouth, kurse më tej u gjet i vdekur pasi u zhvillua një operacion policor për neutralizimin e situatës.

Autoritetet britanike thanë se ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë akt të mundshëm terrorist.

Gjithçka ndodhi të enjten pasdite në Biddick Drive, në zonën Keyham të Plymouth rreth orës 18.10 ora britanike, raporton noa.al duke cituar The Guardian.

Një burrë me armë zjarri në dorë, ka bërë qitje me të duke qëlluar dhe vrarë nënën e tij, një fëmijë dhe tre kalimtarë të rastit.

Para se të vriste veten, autori plagosi dhe disa persona të tjerë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd