
Gazetari dhe komentatori i njohur sportiv Kosta Grillo ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të përkeqësimit nga infektimi me COVID-19, raporton noa.al.
Mësohet se Grillo është dërguar sot për mjekim të specializuar në një spital në Turqi.
Para rreth një jave, Grillo konstatoi se ishte infektuar me koronavirusin e ri Sars-Cov-2.
Prej pesë ditësh ai ishte shtruar në një spital privat dhe sot u transportua për në Stamboll, pasi gjendja e tij u përkeqësua.
Kolegu i tij Skerdilaid Sulozeqi shkruante para pak minutash:
"Kolegu jonë i shkëlqyer Kosta Grillo lufton me Covid në gjendje të vështirë dhe po udhëton drejtë Turqisë për shërbim mjekësor më të specializuar.
Solidaritet të plotë dhe i lutem Zotit që Kosta të shërohet sa më shpejtë!
(Forca mret, forca bishe, do godasësh dhe te ky dysh-njëshi!)"





