Transmetuar më 12-08-2021, 17:19

E donte, por nuk jetonte dot më me të. Ndaj vendosi, me apo pa paramendim, kjo nuk dihet, ta largojë nga kjo botë, femrën me të cilën ndante jetën prej disa javësh kur vendosën të bashkëjetojnë.

Marylin Pera nuk jeton më. Ajo u vra me thikë dy ditë më parë ende pa mbushur 39 vjeçe.

Marylin Pera

Ndërsa partneri 20 vjet më i madh, Marco De Frenza, kishte dilema dhe plot mendime në kokë. Pasi e hoqi qafe të dashurën e tij, nuk donte ta hiqte nga sytë ndaj vendosi ta mbajë trupin e pajetë në shtëpi.

Për të paktën 24 orë, qëndroi me trupin e vdekur të të dashurës. Më pas, sot në mëngjes, duket se u kthjellua.

Doli nga shtëpia dhe shkoi në rajonin policor të Vigevano, në Pavia, Itali dhe u zbraz: E kam vrarë të dashurën. Ka 24 orë që e mbaj trupin në shtëpi, në Corso Novara".

Pas dorëzimit, 59 vjeçari u arrestua, raporton noa.al. Ai rezultoi me plot precedentë penalë sidomos për dhunimin fizik të disa personave. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd